RTSH Sport Live

Imola nderon Senën, minutë heshtje për 30-vjetorin e vdekjes

  • 29/04/2024
  • |
  • Formula 1
Imola nderon Senën, minutë heshtje për 30-vjetorin e vdekjes

Më 1 maj në orën 14:17 Autodromi “Enzo e Dino Ferrari” do të nderojë kujtimin e Airton Senës duke mbajtur një minutë heshje. Ky vendim u mor nga drejtuesit e impiantit ku plot 30 vite më parë humbi jetën piloti i talentuar brazilian kur u përlas me veturën e tij me 321 km/h në kthesën “Tamburello”.

Tri herë kampioni i botës nuk ishte i vetmi që ndryshoi jetë atë fundjavë të mallkuar për automobilizmin pasi një ditë më parë ndërroi jetë edhe piloti austriak, Roland Ratzenberger. 33-vjeçari u përlas në kthesën “Villeneuve”.

Për këtë motiv kreu i FIA-s, Stefano Domenikali ka organizuar një ceremonu ku pritet të jenë të pranishëm delegacione nga Brazili dhe Austria.

“Do të jetë një ditë më shumë emocion”, ka shkruar kreu i Bashkisë së Imolas.