RTSH Sport Live

Inter, Inzaghi: Ishte penallti e pastër ndaj Thuram

  • 12 orë para
  • |
  • Itali
Inter, Inzaghi: Ishte penallti e pastër ndaj Thuram
"Ne arritëm të barazojmë një ndeshje si kjo me këto episode në minutën e 93-të kundër Milanit që luajti një ndeshje të shkëlqyer”

"Djemtë ishin të mrekullueshëm. Tre shtylla dhe një penallti e bujshme ndaj Thuramit që nuk u dha. Nuk ka nevojë ta shoh përsëri, nëse e shoh përsëri është më keq”.

Kështu nis analiza e Simone Inzaghit pas derbit të cilin Interi e barazoi në limitet e sfidës. "Ne arritëm të barazojmë një ndeshje si kjo me këto episode në minutën e 93-të kundër Milanit që luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ata janë një ekip me aftësi dhe intensitet të madh. Është e vështirë të luash me ta".

"Ne ishim në ndeshjen e 17-të në dy muaj dhe përgëzova skuadrën time. Ka keqardhje - vazhdoi trajneri i zikaltërve - Pavarësisht episodeve, ne nuk e lamë veten të dekurajoheshim dhe shkuam përpara. Në pjesën e dytë ne meritonim më shumë duke pasur parasysh se me kë ishim përballë”.