RTSH Sport Live

Inter, Inzaghi: Na duhej kjo fitore

  • 7 orë para
  • |
  • Itali
Inter, Inzaghi: Na duhej kjo fitore
“E vetmja keqardhje është se nuk shënuam disa gola më shumë”

“Është një fitore që e donim”. Interi iu rikthye menjëherë fitoreve dhe e la pas derbin. Simone Inzaghi, duke folur për Inter TV, analizon fitoren 3-2 kundër Udineses: "Është një fitore që e donim. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen që bënë djemtë. Ne patëm dy qasje të shkëlqyera, në të dyja pjesët. E vetmja keqardhje është se nuk shënuam disa gola më shumë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë”.

“Ndeshjet në Serinë A janë të gjitha të vështira, më pas duhej të vuanim si ekip, por vinim nga katër ditë të mira stërvitore, isha i sigurt që do të kishim një garë të shkëlqyer”.