RTSH Sport Live

Interi feston titullin me fitore, Asllani luan 30 minuta

  • 28/04/2024
  • |
  • Itali
Interi feston titullin me fitore, Asllani luan 30 minuta

Në ditën e festës së titullit të 20-të kampion (që u sigurua matematikisht pas fitores në derbi), Interi nuk zhgënjen tifozët e shumtë dhe mposht 2-0 Torinon në “San Siro”.

Calhanoglu është protagonisti i ndeshjes për zikaltërit me dy golat e shënuar në pjesën e dytë dhe më pas turku i lë vendit mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, që aktivizohet për 30 minuta në këtë takim.

Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola dhe sapo fillon e dyta, Torino mbetet me 10 lojtarë, pasi Tameze ndëshkohet me karton të kuq. Përfiton Interi që brenda 4 minutave shënon dy gola me Calhanoglu (të dytin nga pika e bardhë e penalltisë). Zikaltërit ngjiten në kuotën e 89 pikëve pas këtij suksesi.

Festa zikaltër ka nisur dhe skuadra do të parakalojë në rrugët e qytetit për të festuar titullin e 20-të kampion në historinë e klubit.