Interi nuk gabon dhe në ditën e katërt të Champions League mundi 1-0 Arsenalin, duke u ngjitur në 10 pikë në renditje, pas Liverpool. Pas një traverse të bujshme të Dumfries në fillim të ndeshjes, skuadra e Inzaghit gjeti avantazhin me një penallti me Calhanoglu në kohën shtesë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, anglezët krijuan shumë volum loje duke u vendosur me të gjitha forcat para zonës së skuadrës italiane. Interi i rezistoi sulmit të “Topçinjve”, duke arritur portën e katërt të pastër në katër ndeshje.
Në këtë sfidë u aktivizua dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin për të zënë vendin e Calhanoglu në minutën e 71-të.