Një ish-lojtaryl i Mançester Junajtid, i kthyer në prift, ka treguar se ka më shumë ngjashmëri se ç’mund ta mendonte në fillim mes të luajturit futboll dhe jetës prej murgu.
Filip Mulrin erdhi nga akademia e Junajtid dhe bëri paraqitjen e tij të vetme në Premier League për ta në vitin 1998 kundër Bërnslejt së bashku me Tedi Sheringam dhe Andi Kol.
47-vjeçari gjithashtu qrriti që të luante edhe në arenen ndërkombëtare ku përfaqësoi në 27 paraqitje Irlandën e Veriut.
Në 2017 ai zgjodhi një rrugë pak të shkelur kur u fut në Kishën Katolike duke lënë kështu një pagë vjetore prej 500,000 mijë stërlinash në vit për një jetë modeste.
Disa vite më parë ai i tregoi faqes së internetit të klubit të Norëich se si ishte “i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës” të një futbollisti, duke pasur lidhje me modele si Nicola Chapman.
“Unë jetoj në një manastir, kështu që jam më shumë murg, me të vërtetë”, tha ai.