RTSH Sport Live

Ish-gruaja e Ralf Shumaker: Ndihem e përdorur, gjithmonë më ka mohuar pritjen e tij homoseksuale

  • 17/08/2024
  • |
  • Të tjera
Ish-gruaja e Ralf Shumaker: Ndihem e përdorur, gjithmonë më ka mohuar pritjen e tij homoseksuale

Ish-gruaja e Ralf Shumaker ka akuzuar rëndë ish-pilotin e Formulës 1 në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”. Vetëm pak ditë pasi 49-vjeçari zyrtarizoi lidhjen me një mashkull duke pranuar publikisht prirjet e tij homoseksuale, Kora Brinkman tha: “Unë kisha vite që dyshoja. Kur ishte pjesë e botës së Formulës 1 dëgjoja shumë spekulime rreth Ralfit dhe gjithmonë kisha shumë dyshime. Por sa herë që i kërkoja të qartësonte gjithçka më thoshte se kisha nevojë për një psikiatër. Tani ndhiem keq pasi jam përdorur. Unë kisha besim të verbër te Ralfi”.

Modelja gjermane, e cila ka qenë e martuar me Ralf Shumakerin nga viti 2001 deri në 2015, tregon se ish-burri i saj nuk është konsultuar përpara se të bënte hapin e guximshëm. 47-vjeçarja ka edhe një fëmijë me Ralf Shumakerin, David, i cili gjithashtu është pilot.