Shqipëria vijon të regjistrojë rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare në disiplinën e mundjes, teksa suksesi më i fundit ka ardhur nga Kampionati Europian që po mbahet në Bukuresht.
Islam Dudaev ka bërë sot paraqitje të jashtëzakonshme, duke koleksionuar katër fitore të njëpasnjëshme, për t’u kualifikuar në finalen e peshave 65 kg në stilin e lirë.
Mundësi rus, i natyralizuar me pasaportë shqiptare, u tregua fantastik në të gjitha duelet e tij.