Pas fitores së Italisë me penallti në finalen e Euro 2020, zhvilluar në tempullin e Wembley, një pjesë e tifozëve të Anglisë kishin idenë e nisjes së peticionit për të përsëritur finalen e turneut, pasi e konsideruan "të padrejtë" mënyrën se si përfaqësuesja e "Tre Luanëve” u mund. Një serial i nënshkrimeve filloi në faqen e internetit të charge.org. Italia u akuzua se luante "pisët"; për të zemëruar tifozët anglezë ishte mbi të gjitha kapiteni Giorgio Chiellini, fajtor për tërheqjen nga fanella të Bukayo Saka, duke e plasur në tapet. Disa tifozë shpejt nxituan në rrjetet sociale për të argumentuar se ai meritonte një karton të kuq për veprimin.
Vendimet e arbitrit u kundërshtuan gjerësisht nga mbështetësit anglezë, të cilët prandaj vendosën të fillojnë një peticion në internet në mënyrë që të përsëritet finalja e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë. Në faqen e internetit Charge.org thuhet: "Ndeshja e luajtur më 11/07/2021 nuk ishte aspak e ndershme. Italia mori vetëm një karton të verdhë për trajtimin e lojtarëve të Anglisë sikur të ishin skllevër. Italia duhej të kishte marrë një karton të kuq për lojën e saj, ndeshja duhet të riluhet me një arbitër të paanshëm”. Me pak fjalë, disfata djeg shumë për tifozët anglezë. Njerëzit që janë bashkuar me nismën në fjalë janë pothuajse 150,000. Një numër vërtet i pabesueshëm.