Finalja e Euro 2020 në Ëembley e fituar nga Italia ndaj Anglisë me penallti mund të ishte njollosur me një tragjedi. Rreziku i vërtetë ishte aty, sepse një rishikim i pavarur i asaj ndeshjeje nga baronesha Louise Casey (një anëtare e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar) zbuloi se "banditë pa biletë, pijanecët dhe të varurit nga droga" mund të kishin shkaktuar vdekjen e dikujt atë natë. Ndeshja u dëmtua nga çështjet e rendit publik para dhe gjatë ndeshjes dhe në këtë raport doli se rreth 2000 njerëz mundën të hynin ilegalisht në Ëembley, me 17 shkelje masive të portave dhe dyerve të hyrjes për personat me aftësi të kufizuara.
Baronesha Kejsi e përshkroi atë episod si një "ditë të turpit kombëtar": "Një turmë pa biletë, të dehur dhe të drogës kanë zgjedhur të abuzojnë me njerëzit e pafajshëm, të pambrojtur dhe me aftësi të kufizuara, si dhe oficerët e policisë, vullnetarët dhe stafin e Ëembley. Ne jemi vërtet me fat që nuk ka pasur pasoja shumë më të rënda apo më të këqija dhe ne duhet të ndërmarrim veprimet më të ashpra të mundshme kundër njerëzve që mendojnë se një ndeshje futbolli është disi një justifikim për t'u sjellë në këtë mënyrë”.
Policia raportoi se 51 arrestime u bënë në lidhje me finalen, 26 prej tyre në Ëembley. Jo vetëm kaq, në rast se Anglia do kishte fituar kupën me penallti, raporti thekson se kjo mund të kishte shkaktuar një "rrezik të madh shtesë për sigurinë publike", pasi 6000 njerëz të tjerë ka të ngjarë të kishin sulmuar festimet e stadiumit.