Italia është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kombeve me një ndeshje ende për të luajtur falë fitores 1-0 si udhëtues ndaj Belgjikës. Të besuarit e Spallettit, të cilëve u mjaftonte dhe një barazim në këtë sfidë, arritën të triumfojnë me golin e Tonalit në minutën e 11-të pas një lëvizjeje të mirë të Barella dhe Di Lorenzo.
Mbrojtësi i Napolit pati dy raste të mira për të dyfishuar epërsinë në pjesën e dytë, ndërsa ishte vendimtar në mbylljen finale ndaj Reteguit para shtyllës së goditur nga Faes.