RTSH Sport Live

Java e Evropës: Një ndeshje bamirësie zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”

  • 07/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Java e Evropës: Një ndeshje bamirësie zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”

Në kuadër të Javës së Evropës 2024, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të organizojë më datë 8 maj në orën 19:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një ndeshje bamirësie falë edhe mbështetjes së FSHF-së.

Ekipi përfaqësues i BE-së do të përbëhet nga lojtarë nga ambasadat e vendeve anëtare, të cilët do të përballen me një skuadër të përbërë nga artistë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe gazetarë nga Shqipëria.

Por jo vetëm futboll, pasi gjatë këtij aktiviteti do të organizohet edhe një koncert ku do të performojnë artistja Kamela Islamaj dhe fituesi i i X Factor Albania, Alis Kallaçi.

Hyrja në këtë event do të jetë me biletë dhe të gjithë të interesuarit mund ta sigurojnë biletën në këtë link: https://vivere.al/evente/shesh/index.php?idev=176&lang=al

Të gjithë të ardhurat e grumbulluara nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi për organizatën Streha.

Bli tani biletën tënde dhe përqafo diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe të drejtat e njeriut!