RTSH Sport Live

Jordan vlerëson Ball: “Çfarë ndikimi në Nba!”

  • 05/03/2021
  • |
  • Basketboll
Jordan vlerëson Ball: “Çfarë ndikimi në Nba!”
Presidenti i Hornets: “Ai është përshtatur më mirë se sa çdonjëri prej nesh ka menduar në fillim të karrierës së tij”

“Unë mendoj se LaMelo Ball është përshtatur në ndeshjet e NBA më mirë sesa çdonjëri prej nesh ka menduar ndonjëherë në fillim të karrierës së tij. Deri më tani ai ka tejkaluar pritshmëritë tona në këtë sezon”.

Presidenti i Charlotte Hornets, Michael Jordan vlerëson basketbollistin e lindur në 2001 përmes një e-mail dërguar në Associated Press. Gjashtë herë kampioni i NBA, ish legjenda e Chicago Bulls, pranoi se kur Hornets zgjodhën Ballin me zgjedhjen numër 3 në draftin e vitit të kaluar, ata shpresonin që zbulimi i sezonit së shpejti të arrinte nivelin e një All-Star. Ball është lider midis të rinjve në shumicën e kategorive statistikore, duke përfshirë pikët (15,8), asistimet (6,3) dhe kërcimet (6) për ndeshje.