RTSH Sport Live

Juki Tsunoda ndalohet në aeroport

  • 8 orë para
  • |
  • Të tjera
Juki Tsunoda ndalohet në aeroport
Inspektorët nuk e njohin, japonezi kalon 3 orë ankthi në dhomën e kontrollit

Juki Tsunoda ka kaluar një eksperiencë të hidhur në në Aeroportin e Las Vegasit, teksa kishte zbarkuar për garën e radhës në botërorin e Formula 1. Inspektorët e doganës nuk e njohin pilotin japonez dhe e mbajnë 3 orë në dhomën e kontrollit. Tsunoda u tregoi mediave për ankthin që kishte kaluar gjatë atyre orëve.

Të jesh i famshëm nuk do të thotë të të njohin të gjithë. Ndodh rrallë, por ja që ndodh. Një fat të tillë e pësoi Yuki Tsunoda, piloti i Racing Bulls, i cili zbarkoi në Las Vegas, për garën e radhës të F1, por iu desh të përjetonte orë të gjata paniku në aeroport. Japonezi, i shoqëruar nga fizioterapisti i tij, u ndalua menjëherë nga disa oficerë, të cilët nuk e lejuan të vazhdonte më tej pasi i kontrolluan dokumentet. Tsunoda nuk mund të bënte ndryshe dhe i ndoqi në një dhomë ku më pas kaloi tre orë të gjata duke e vunë nën presion.

Ai u shpjegoi inspektorëve në aeroport se kush ishte, profesioni, paga dhe pse ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I mohuan mundësinë për të folur me ekipin dhe konsultimin me mjekun që kishtet qenë me të. Diçka absurde. Pas një bisede të pafundme, për fat piloti ia doli dhe arriti të largohej nga aeroporti.

Ai u tha mediave që e kishin raportuan rastin për momentet e tmerrshme të ankthit që kishte përjetuar: "Po unë rrezikova të më dërgonin në shtëpi. Megjithëse kisha ndjekur të gjitha procedurat për të përfunduar dokumentet dhe për të marrë vizat. Mendova se gjithçka ishte mirë si në Austin, ku nuk kisha asnjë problem dhe tani të gjitha këto ndërlikime më mahnitën fare”.

“Nuk më lanë të sillja apo të kontaktoja me askënd, madje as ata të ekipit tim apo përfaqësuesve të Formula 1. Mendoj se zyrtari e dinte shumë mirë me kë kishte të bënte, por ai vazhdoi të më bënte pyetje se sa fitoj dhe të tjera gjëra personale. E vërteta është se në atë dhomë, nuk mund të bësh asgjë”.