RTSH Sport Live

Julia Roberts ia thyen(përsëri) zemrën Pep Guardiolës

  • 24/07/2023
  • |
  • Gosip
Julia Roberts ia thyen(përsëri) zemrën Pep Guardiolës
Dush i ftohtë për menaxherin e Manchester City-t pas mesazhit të fundit nga diva e Hollivudit

Julia Roberts theu (përsëri) zemrën e Pep Guardiolës. Menaxheri i Manchester City është një fans i madh i aktores, por ajo mbështet Manchester United. Pavarësisht mesazhit që i është dërguar trajnerit pas fitores në Champions League, Roberts së fundmi ka vizituar skuadrën e drejtuar nga Erik ten Hag.

Julia Roberts u takua me lojtarët e Manchester United gjatë turneut të tyre në Shtetet e Bashkuara, në një miqësore kundër Arsenalit në stadiumin MetLife në New Jersey. E buzëqeshur ajo la veten të përjetësohej me lojtarët por edhe me trajnerin e anglezëve. Dhe nuk mund të mungonte një nderim i çmuar: fanella e klubit me emrin e saj.

"Kam tre idhuj në jetën time, Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts. Kjo e fundit mbërriti në Manchester vite më parë. Konkretisht, jo në vitet '90, kur Ferguson fitonte tituj pas titujsh. - tha Pep Guardiola disa kohë më parë - Por në 2016, në një periudhë në të cilën ne ishim më mirë se United. Por ajo shkoi në Old Trafford, nuk erdhi tek ne. Epo, edhe fitimi i Ligës së Kampionëve nuk do ta kompensonte këtë zhgënjim që mbaj me vete”.