Pas tre fitoreve radhazi (në kampionat kundër Empolit dhe Como-s dhe në Champions League kundër PSV-së) Juve po përgatitet të presë Interin. Një derbi i Italisë që Thiago Motta e analizon në prag të ndeshjes, duke shpjeguar se kush do të jetë në dispozicion, si Cambiaso dhe kush nuk do të jetë aty. Trajneri i Juventusit nënvizon rëndësinë e ndeshjes e cila sipas tij nuk do të kushtëzohet nga rikthimi i afërt i play-off-it të Champions League me PSV-në.
"Fitorja është gjithmonë e mirë, ekipi është mirë. Ajo sjell më shumë energji, më shumë stimuj, të cilat duhet të futen në punën tonë. Unë i shoh djemtë shumë mirë. Nuk do të kemi Bremer, Cabal, Milik, Douglas Luiz dhe Kalulu, do kthejmë Cambiaso. Kelly gjithashtu është rikuperuar, ai është në formë të mirë”.
"Ne jemi duke ndjekur fitoren në të gjitha aspektet, por duhet ta meritojmë atë dhe të vëmë të gjitha forcat në lojë. Kundër Interit është shumë e rëndësishme: duhet të bëjmë gjithçka mirë me një qëndrim të shkëlqyer që në minutën e parë. Dhe ne duhet të jemi një ekip. Në ndeshjet si e nesërmja, më e rëndësishmja e kampionatit tonë, duhet të bëjmë gjëra të mëdha. Të mbrojmë mirë në fushë, çfarëdo që të ndodhë".