Në “Wembley” ndeshja mes Anglisë dhe Finlandës do të jetë historike për Harry Kane pasi do të përfaqësojë për herë të 100-të një herë kampionët e botës.
“Unë ndihem mirë si nga ana fizike edhe mendore. Jam në kulmin e karrierës sime. Kur shikoj Cristiano Ronaldon teksa performon në ato nivele në moshën 39-vjeçare frymëzohem dhe mendoj që të luaj sa më shumë të jetë e mundur”, tha Harry Kane në vigjiljen e ndeshjes së madhe.
Kane do të bëhet sot në mbrëmje lojtari i dhjetë anglez, i cili ka luajtur për “Tre luanët” 100 ndeshje.