RTSH Sport Live

Kanye West në “San Siro”, Milani tallet me Interin

  • 21/02/2024
  • |
  • Të tjera
Kanye West në “San Siro”, Milani tallet me Interin
Raperi amerikan është shfaqur me veshjen e tij misterioze, klubi kuqezi e ka shfrytëzuar për të ngacmuar rivalët e përjetshëm

Kanye West është shfaqur në “San Siro” të martën në mbrëmje me veshjen e tij misterioze, si një mbështetës i skuadrës zikaltër në ndeshjen e parë të 16-shes në Ligën e Kampioneve përballë Atletikos të fituar me rezultatin 1-0.

Një moment që është shfrytëzuar nga rivalët e përjetshëm të zikaltërve, skuadra e Milanit, e cila ka ironizuar me një video të postuar në “tik tok”. Në videon e klubit kuqezi shfaqen disa persona me maska , që hiqeshin si Dua Lipa, Tom Cruise, Will Smith e Gereard Depardieu.  

Kanye West tifoso dell'Inter a San Siro, la reazione del Milan in un video:  è una presa in giro