RTSH Sport Live

Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve

  • 22/02/2024
  • |
  • Angli
Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve

Tifozët e Reading, të martën e 20 shkurtit gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë angleze (Liga 1) ku aktualisht qëndrojnë në vendin e 16-të në renditje, zhvilluan një protestë të fortë, kundër pronarëve të klubit e cila po e çojnë atë drejt shkatërrimit.

Mbështetësit e klubit të Ligës 1 kanë treguar kartonët e kuq dhe një pankartë ku shkruhej "Klubi ynë ka problem pronësie".

Çdo tifoz i pranishëm në stadium në takimin kundër Port Vales tregoi një karton të kuq duke kërkuar largimin e manjatit kinez Dai Yongge nga drejtimi i klubit.