Pol Pogba shikon dritë në fund të tunelit. Mesfushori ka marrë një lajm të mirë nga KAS i Lozanës, i cili ka reduktuar dënimin e tij për përdorim dopingu.
Në fillim dënimi i tij ishte 4-vjeçar ndërsa sot në Zvicër është reduktuar në 18 muaj. KAS ka afruar kështu ndjeshëm datën e një kthimi të mundshëm në fushën e lojës.
Futbollisti është endë nën kontratë me Juventusin dhe mund të japë kontributin për këtë ekip duke filluar që nga ky sezon. Ndërsa në orët e vona të darkës ka thënë se: “Më në fund, për mua sot merr fund një makth disa mujorë”.