RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, AF Elbasani dhe Bylis zhgënjejnë, Besa fiton derbin ndaj Luzit

  • 28/03/2024
  • |
  • Kategoria e Parë
Kategoria e Parë, AF Elbasani dhe Bylis zhgënjejnë, Besa fiton derbin ndaj Luzit

Ditën e mërkurë u luajtën pesë përballjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Skuadrat që renditen në dy vendet e para zhgënjejnë. AF Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kastriotit, rezultat që mban verdheblutë në vendin e parë në kuotën e 60 pikëve, ndjekur nga Bylis me dy distanca larg. Ekipi ballshiot u mund në transfertë nga Burreli me rezultatin 1-0. Apolonia ia del të fitojë me përmbysje ndaj Tomorit. Një pjesë e parë që u mbyll 0-1, ndërsa në të dytën, ekipi fierak fitoi me shifrat 2-1. Në takimet e tjera, Korabi bllokon në një barazim Flamurtarin, me 90 minuteshin qe perfundoi me shifrat 1-1, ndërsa Besa fiton derbin ndaj Luzit, me skuadrën e Bubeqit që triumfoi me shifrat 4-1, duke iu larguar vendit të parafundit.