RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Dinamo, matematikisht në Superiore

  • 09/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Dinamo, matematikisht në Superiore
Pas fitores 2-0 përballë Vorës, blutë arritën të sigurojnë matematikisht kalimin në Kategorinë Superiore

Pritja ka mbaruar, Dinamo ka arritur të sigurojë matematikisht kalimin në Kategorinë Superiore pas një pritja të gjatë prej 9 vitesh mungese, ndërkohë që ka mbetur edhe një javë për tu luajtur. Në këtë javë të Kategorisë së Parë, blutë e kryeqytetit janë përballur me Vorën, një skuadër pa pretendime në këtë fazë të play-off.

Nga një gol për çdo pjesë loje për të besuarit e trajnerit, Olsi Uku, me protagonist Djidjiwa, i cili ka shënuar në minutën e 11-të dhe 87-të. Me këtë sukses të radhës, Dinamo është ngjitur në kuotën e 47 pikëve në Grupin A, duke siguruar Superioren një javë para mbylljes së fazës play –off.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Korabit dhe Burrelit, një sfidë për vendin e dytë, gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Matjanët kanë shënuar të parët në këtë sfidë, me anë të Takahashi në minutëne 44-ët. Kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, të besuarit e trajnerit Agim Canaj kanë arritur të barazojnë rezultatin me anë të Paplekajt në minutën e 94-ët. Burreli mban vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Korabi në vendin e tretë me 40 pikë.

VORA-DINAMO 0-2

Golat: Djidjiwa 11’, 87’

KORABI-BURRELI 1-1

Golat: Paplekaj 90’+4/Takahashi 44’