RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Egnatia nuk ndalet, Besa surprizon Pogradecin

  • 18/04/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Egnatia nuk ndalet, Besa surprizon Pogradecin
Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e Grupit B në Kategorinë e Parë, faza Play Off

Janë luajtur sot dy ndeshje të Grupit B në Kategorinë e Parë, faza Play Off, ku Egnatia ka arritur të mundë Tomorin mes polemikash, ndërsa Besa ka surprizuar Pogradecin.

Rrogozhinasit kanë arritur të kalojnë me sukses një provë të vështirë, teksa kanë mundur një rival direkt siç është Tomori me rezultatin 2-1. Të besuarit e trajnerit Magani arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me një penallti të ekzekutuar saktësisht nga Shtubina. Beratasit kanë protestuar për vendimin e gjyqtarit, Enea Jorgji, por vendimi i tij ka mbetur i pandryshuar.

Beratasit kanë arritur të barazojnë në fundin e pjesës së parë me golin e shënuar nga Canka, por Egnatia nuk ka vonuar të fitojë një penallti të dytë, edhe kjo e kontestuar fuqishëm nga beratasit, që është kthyer në gol përsëri nga Shtubina, 2-1. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 7 më shumë se Tomori i vendit të dytë.

Në sfidën tjetër, Besa ka suprizuar Pogradecin, duke marrë një fitore 3-1. Skuadra kavajase ka arritur të shënojë dy herë në pjesën e parë, me Zekollin 28’ dhe Lilën 43’ . Pogradecarët kanë shkurtuar me Abazajn 74’ me penallti, por Shimaj 85 ka mbyllur të gjitha llogaritë duke hipotekuar fitoren e Besës.

KATEGORIA E PARË

GRUPI B(PLAY OFF)

Rezultatet

EGNATIA-TOMORI 2-1

Golat: Shtubina 13’(p), 49’(p),/Canka 45’

POGRADECI-APOLONIA 1/3

Golat: Abazaj 74’/Zekolli 28’, Lila 43’, Shimaj 85’