RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Flamurtari mund Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë

  • 12/09/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Flamurtari mund Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë

Flamurtari mposht me rezultatin 3-0 Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë. Vlonjatët marrin tre pikë të arta përballë një rivali direkt në sfidën që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Oshafi zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Ememe dhe Pjeshka shënuan në pjesën e dytë. Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Vora zbret në vendin e tretë me po aq pikë.

Flamurtari-Vora 3-0

Oshafi 38', Ememe 73, Pjeshka 80'

80’ – GOOOL Vlonjatët shënojnë edhe golin e tretë. Realizon kapiteni Pjeshka

73’ – GOOOOOL Flamurtari shënon edhe golin e dytë me Ememe 

67’ – Flamurtari sulmon në kërkim të golit të sigurisë, ndërsa Vora mundohet të gjejë golin e barazimit

46’ – Starton pjesa e dytë në Vlorë

Mbyllet 1-0 për Flamurtarin pjesa e parë në Vlorë. Një gol i Oshafit ka vendosur 45 minutat në sfidën Flamurtari-Vora, që transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

38’ – GOOOOL. Oshafi kalon nw avantazh skuadrwn vlonjate. Flamurtari-Vora 1-0

25’ – Vlonjatët janë më kërkues, por nuk po arrijnë që të gjejnë golin e avantazhit

9’ – Flamurtari rrezikon me Pjeshkën që godet nga distanca, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga Ruçi

Sfida Flamurtari-Vora mbyll javën e tretë të Kategorisë së Parë në RTSH. Në Vlorë përballen dy skuadra që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Formacionet zyrtare:

FLAMURTARI: Frashëri, D. Pjeshka, Bolanos, Atanda, Trashi, Batha, Marku, Allmuca, Bangali, Oshafi, Kobian. Trajner: A. Agostineli

VORA: Ruçi, Ismaili, Shehi, Imami, Sefa, Tabaku, Geci, Ameni, LIka, Ruzgis, Kasalla. Trajner: A. Bellai