RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Koment Live Lushnja-Pogradeci, Xhabrahimi kalon në avantazh Lushnjën

  • 30/08/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Koment Live Lushnja-Pogradeci, Xhabrahimi kalon në avantazh Lushnjën

Mbyllet ndeshja. Lushnja mposht Pogradecin 1-0

90+2’ – Lushnja i afrohet golit të dytë me Cankën

88’ – Lushnja është kthyer mbrapa në mbrojtje të rezultatit, ndërsa pogradecarët sulmojnë në kërkim të golit të barazimit

85’ – Pogradeci i afrohet golit të barazimit, por gjuajtja e Peres përfundon jashtë

76’ – Janë hapur skuadrat në fushë. Pogradeci sulmon në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Lushnja kërkon golin që mund të vulosë këtë takim

64’ – Pogradeci pretendon penallti për një prekje me dorë në zonë, por pas verifikimit në VAR nuk ka 11-metërsh

58’ – Minuta të mira për Lushnjën, që kërkon të shënojë edhe golin e sigurisë

53’- Lushnja i afrohet golit të dytë, por një mbrojtës pogradecar largon topin që po shkonte drejt rrjetës  

46’ – Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë në Lushnjë. Vendasit kryesojnë 1-0 përballë Pogradecit, falë golit të shënuar nga Xhabrahimi. Kanë qenë 45 minuta të bukura dhe të luftuara në “Roza Haxhiu”.

33’ – Ka ritëm sfida. Pogradeci sulmon në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Lushnja synon që të shënojë golin e dytë me kundërsulm

25’- Miqtë mundohen të reagojnë pas golit të pësuar, ndërsa vendasit mundohen të administrojnë avantazhin

19’- Zhbllokohet ndeshja në “Roza Haxhiu”. Xhabrahimi kalon në avantazh Lushnjën, duke shënuar një gol me kokë

15’ – Luhet kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet për shënim në të dyja kampet në këto minuta

8’ – Lushnja pretendon për një penallti, por për gjyqtarin Indrit Myrtja loja duhet të vazhdojë.

5’ – Lushnja është më kërkuese në këto minuta të para, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive

1’ – Nis ndeshja në “Roza Haxhiu”

Pas barazimit në Peshkopi përballë Korabit, Lushnja debuton në shtëpi ditën e sotme ndaj Pogradecit. Liqenorët mposhtën Kastriotin në ndeshjen e parë të kampionatit.

Formacionet zyrtare: