Kategoria e Parë mbyll sot takimet e Javës së 8-të me dy takimet e mbetura, të cilat nisin në orën 14:00 dhe do të përcillen për publikun shqiptar nga rrjeti i Radio Televizonit Shqiptar.
Në RTSH Sport të gjithë sportdashësit shqiptar do të kenë mundësi që të ndjekin ndeshjen mes Flamurtarit dhe Pograadecit. Në stadiumin “Flamurtari” vlonjatët do të kërkojnë fitoren për të kryesuear Kategorinë e Parë, ndërsa pogradecarët për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive.
Ndërsa në RTSH 2 sportdashësit do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen mes Apolonisë dhe Burrelit, takim ky që do të luhet në Fier. Vendasve u duhen pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa matjanët janë mes gjashtë më të mirave dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.