RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, tri javë për të përcaktuar fatet e sezonit

  • 17/04/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Kategoria e Parë, tri javë për të përcaktuar fatet e sezonit
Lushnja, Oriku dhe Turbina për mbijetesë, Flamurtari shpreson të gabojë Skënderbeu e Dinamo

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga përfundimi i sezonit të Kategorisë së Parë, një pjesë e madhe e skuadrave ende nuk kanë arritur objektivin e tyre. Nëse Besëlidhja e ka mbyllur me Kategorinë e Parë, Oriku, Turbina, Lushnja apo Burreli po luftojnë fort për të shëptuar sezonin e tyre. Po të shohësh klasifikimin është shumë i ngjeshur me skuadrat që janë në kërkim të pikëve maksimale.

Në zonën “play-off”, Korabi,Tomori dhe Luzi do të përpiqen të ruajnë klasifikimin e tyre, por duhet të bëjnë kujdes, pasi Apolonia apo edhe Besa mund të bëjnë dicka më tepër në këto tre javë të mbetura. Pjesa më e rëndësishme është zona e promocionit. Tri skuadra janë në luftë për dy vendet e para.

Skënderbeu po kryeson me meritë në kuotën e 45 pikëve. Korçarët këtë javë kanë një transfertë të vështirë përballë Turbinës, ndërsa Dinamo e vendit të dytë, do të përballet me Lushnjen në Roza Haxhiu. Flamurtari i vendit të tretë do të presë Tomorin, duhet përmendur se vlonjatët do të jenë me mendje se cfare do të prodhojë rezultati i dy kryesuesve. Diferenca me promocionin është katër pikë larg, e Flamurtari shpreson deri në fund për të arritur objektivin madhor. E.Ç.