Do të luhet në fundjavë java e 20-të e Kategorisë së Parë. Gara është bërë më e fortë se kurrë në këtë kampionat, me skuadrat që luftojnë për të arritur objektivat e tyre.
Ndeshjet e javës së 20-të do të luhen të shtunën dhe të dielën në orën 13:30. Kalendari ka dhuruar disa përballje interesante. Apolonia do të presë në shtëpi Korabin, ndërsa Pogradeci do të udhëtojë drejt Tropojës për tu ndeshur me Valbonën. Kukësi-Lushnja dhe Erzeni-Burreli janë dy takimet e tjera që do të luhen ditën e shtunë.
Të dielën do të zbresin në fushë skuadrat që pretendojnë ngjitjen në Abissnet Superiore. Një përballje direkte do të luhet në Vorë, aty ku kryesuesit e kampionatit do të përballen me Besën. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport në orën 13:30.
Flamurtari kërkon të përfitojë nga kjo përballje direkt, duke synuar fitoren në shtëpi përballë Kastriotit. Edhe kjo sfidë do të transmetohet në RTSH 2 në po të njëjtën orë.