RTSH Sport Live

Kazakistan, Frenklin prezantohet tek Astana

  • 20/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Kazakistan, Frenklin prezantohet tek Astana

Frenklin u prezantua sot në klubin e tij të ri. Bomberi i Skënderbeut u shit tek kazakët e Astanës për një shumë fillestare prej 450 mijë eurosh.

Shumë që edhe mund të vijë në rritje, duke u mbështetur edhe te bonuset e përcaktuara në kontratë. Bonuse që kanë të bëjnë me ndeshjet e luajtura si titullar nga Frenklin, golat e shënuar dhe plotësimin e objektivave sezonalë të ekipit kazak.

Të gjitha këto do të përkthehen në të ardhura shtesë për Skënderbeun, në rast se realizohen si pika kontrate. Nga ana tjetër, sikundër ndodh edhe në transferimet e tjera të klubit bardhekuq, Skënderbeu ka mundur të mbajë 20% të kartonit të futbollistit ganez.