Abdukodir Khusanov ka mbërritur në hotelin ku pushonte Mançester Siti pak pas mesnatës së sotme. Gazetarët, të cilët po bënin lidhje direkte nga hoteli ku ka zgjedhur Siti për të kaluar natën, ngritën shumë pikëpyetje rreth misterit që qëndron pas zgjedhjes të bërë nga mbrojtësi i ri.
Ditën e sotme shtypi britanik ka hedhur dritë mbi ngjarjen duke shpejguar se vonesa kishte të bënte me çështje burokratike.
Udhëtimi i 21-vjeçarit drejt gadishullik Iberik ishte më i gjatë se të tjerët për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian dhe zona “Schengen”. I riu nuk mund të udhëtonte me peshaportën uzbeke direkt nga Anglia në Spanjë. Sipas “Footboom” ai mori një avion privat, i cili e dërgoi në Greqi dhe prej aty u nis për në kryeqytetin spanjoll.