Eva Buzo, e para notare femër, e cila kaloi me not kanalin e Otrantos është pritur sot nga kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, z.Fidel Ylli.
Ky i fundit e ka përgëzuar Eva Buzon për realizimin me sukses të sfidës së saj, ndërsa i akordoi edhe “Urdhrin Olimpik”, për kurajon dhe këmbënguljen e jashtëzakonshme që tregoi, duke u bërë gruaja e parë që kalon me not Otranton.
Gjatë takimit, avokatja Buzo u njoh me të gjitha arritjet e KOKSH, ndërsa përgëzoi presidentin Fidel Ylli për suksesin e Shqipërisë në Paris, duke sjellë madaljet e para Olimpike në historinë e sportit shqiptar.