RTSH Sport Live

Kombëtarja, të gjithë në stërvitje

  • 10 orë para
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja, të gjithë në stërvitje
Muçi e nis me punë në palestër, më pas i bashkohet grupit, asnjë mungesë për Çekinë

Të gjithë lojtarët e kombëtares të thirrur nga trajneri Silvinjo kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e pasdites të enjen. Në 15 minutat e para mungoi Muçi, që punoi në palestër, për t’u bashkuar më pas me grupin, duke lënë pas shqetësimin për një dëmtim të mundshëm.

Skuadra kombëtare është stërvitur me të gjithë lojtarët në dispozicion të trajnerit Silvinjo, përfshirë edhe Ernest Muçin, i cili doli në strëvitjen e pasdites dhe duket se e ka kapërcyer dëmtimin që mori gjatë seancës së mëparshme. Sulmuesi i Beshiktashit nuk mori pjesë në 15 minutat e para të stërvitjes, të hapura për publikun dhe median, duke qenë mungesa e vetme e grupit.

Gjatë kohës që kuqezinjtë e tjetër bënin ushtrime në fushë, 23-vjeçari po punonte në palestër, por më pas u bashkua me të tjerët dhe u stërvit normalisht. Ky është një lajm i mirë për Silvinjo, pasi 23-vjeçari javët e fundit ka shfaqur formë në rritje me klubin turk me gola të shënuar në kampionat dhe Evropë.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse braziliani do ta ketë në konsideratë për formacionin titullar apo mund ta aktivizojë nga stoli, siç ka vepruar edhe në dy ndeshjet e fundit kundër çekëve, në fitoren 3-0 të vitit të kaluar në Tiranë, dhe në humbjen 2-0 në shtator të këtij viti në Pragë, ku ai luajti pak minuta në fund.

Të gjithë futbollistët e nga Silvinjo ishin të pranishëm në stërvitje, ashtu si dhe disa futbollistë të thirrur nga skuadrat shqiptare për të qenë në dispozicion për ndeshjet e kontrollit.

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit në Grupin 1 të Ligës B, kundër Çekisë e Ukrainës, dhe fitorja të shtunën i hap mundësi të mëdha për fitimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm.