RTSH Sport Live

Kombëtarja U19 e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Azerbajxhanit

  • 20/02/2025
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja U19 e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Azerbajxhanit
Skuadra është përqendruar maksimalisht te sfida e nesërme, duke zhvilluar dy seanca stërvitore dje dhe sot

Kombëtarja U-19 e vajzave ka përfunduar sot përgatitjet për ndeshjen e dytë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Azerbajxhanin.

Pas humbjes ndaj Malit të Zi, skuadra është përqendruar maksimalisht te sfida e nesërme, duke zhvilluar dy seanca stërvitore dje dhe sot.

Gjendja e ekipit është e mirë, me vajzat që gëzojnë formë të mirë fizike dhe janë gati për përballjen e radhës. Ndeshja Shqipëri – Azerbajxhan do të zhvillohet nesër, në orën 14:30, në stadiumin “Egnatia Arena”.