RTSH Sport Live

Komenti i Ronaldos për Kylian Mbappe thyen rekorde

  • 04/06/2024
  • |
  • Spanjë
Komenti i Ronaldos për Kylian Mbappe thyen rekorde

Njoftimi për transferimin e Kylian Mbappe te Real Madridi shkaktoi reagime në mbarë botën, një ndër ata që  komentoi ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Ish-ylli i madrilenëve, skuadër me të cilin fitoi katër Champions League, tashmë në Arabinë Saudite, ka ripostuar foton e postuar dje në rrjetet sociale nga Mbappé, ku shihet kampioni francez fëmijë, i veshur me një kostum sportiv të Real Madrid së bashku me CR7 (idhullin e tij) që e përkëdhel.

"Tani është radha ime të të admiroj. I emocionuar që të të shoh duke ndezur Bernabeun.  HalaMadrid", shkruan Cristiano Ronaldo duke komentuar foton. Komenti i portugezit ka thyer një rekord botëror, pasi është pëlqyer nga 3.7 milionë njerëz.