RTSH Sport Live

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon ndëshkim për Djokovic

  • 01/06/2023
  • |
  • Rajoni
Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon ndëshkim për Djokovic

Komiteti Olimpik i Kosovës i bëri thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të nisë një procedim disiplinor kundër Novak Djokoviç me arsyen se qëndrimi i mbajtur nga serbi në “Roland Garros” rreth situatës të krijuar në veri të Kosovës është një “precedent i rrezikshëm”.  

“Ne dhe e gjithë bota ishim dëshmitarë të një tjetër incidenti, protagonist ishte një tenist serb, Novak Djokoviç, i cili për herë të tretë shkeli parimet sportive, shkeli parimet themelore të statutit të IOC në pikën e neutralitetit politik. Duke bërë një deklaratë politike në sport”, thuhet në deklaratën e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Novak Djokoviç edhe një herë promovoi propagandën nacionaliste serbe në një platform sportive. Deklaratat e bëra pas ndeshjes pa asnjë shenjë pendimi ndikon në rritjen e tensionit dhe dhunës mes dy shteteve si Kosova dhe Serbia”, tha Ismet Krasniqi.   

Gjesti i Djokoviç është dënuar nga ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera, e cila tha se “nuk ishte i përshtatshëm”.