“Gjibraltari është spanjoll” i kushtoi kapitenit të Spanjës, Alvaro Morata dhe mesfushorit Rodri një dënim me një ndeshje. Në fakt, gjatë festimit për fitoren e Spanjës në Kampionatin Evropian, nënshkrimi i ri i Milanit dhe mesfushori i Cityt kënduan një refren që detyroi UEFA-n të hapte një hetim i cili përfundoi me vendimin për të ndaluar të dy lojtarët për një ndeshje që ata nuk do të jenë në dispozicion për Spanjën në datën 5 Shtator kundër Serbisë në Nations League.
Qeveria e Gjibraltarit përshëndeti njoftimin e UEFA-s për rezultatin e hetimit për thirrjet thellësisht fyese dhe diskriminuese kundër qytetarëve të Gjibraltarit nga lojtarët e kombëtares spanjolle Rodri dhe Alvaro Morata.
“Vendimi i UEFA-s është një mesazh i qartë për të gjithë ata që përziejnë sportin me politikën. Justifikon vendimin e Federatës së Futbollit të Gjibraltarit për të ndërmarrë veprime. Dhe, ndoshta edhe më e rëndësishmja, me të drejtë nënvizon se kënga në fjalë e dëmton reputacionin e futbollit - tha guvernatori Fabian Picardo në një deklaratë -. Gjibraltari i përket popullit të tij dhe asnjë këngë apo asgjë nuk do ta ndryshojë këtë”.