RTSH Sport Live

Kosova “favorite” kundër Rumanisë

  • 08/06/2023
  • |
  • Rajoni
Kosova “favorite” kundër Rumanisë
“Dardanët” kanë në përbërje emra më të njohur se sa rivalët e tyre

Kosova do të presë Rumaninë në ndeshjen e tretë eleminatore të Euro 2024. Në 16 qershor në stadiumin e Prishtinës, Fadil Vokrri, “Dardanët” sfidojnë rumunët në një përballje që në letër mund të konsiderohet e barabartë për shkak të emrave që kanë në përbërje dy skuadrat. Nëse Rumania ka një histori më të suksesshme së Kosova, ekipi i Alain Giresse gëzon reputacion më të madh momentalisht për shkak të emrave me peshë që ka në përbërje.

Rumania, si rrallëherë nuk ka në përbërje asnjë lojtar që aktivizohet në një nga 5 ligat kryesore të kontinentit, por në krahun tjetër Kosova përfaqësohet nga Rrahmani kampion i Italisë, Muriqi në La Liga, Edon Zhegrova në Ligue 1, apo Elbasan Rashani por në Francë me fanellën e Clermont. Emra të tjerë të njohur në hartën e futbollit europian janë edhe portieri Samir Ujkani te Empoli dhe Mërgim Vojvoda te Torino. Në krahun tjetër, trajneri Edi Iordanescu ëshët bazuar kryesisht te lojtarë që aktivizohen në Rumani dhe në emra që militojnë në liga më pak të forta të kontinentit.

“Nuk mendoj se Kosova është ekip më i mirë se ne, por në duhet të japim gjithçka nga vetja për të fituar në Kosovë. I kemi dy ndeshje jashtë ku mund të marrim katër pikë”, ka thënë deklaruar për mediat trajneri i Rumanisë që momentalisht mban vendin e parë me pikë të barabarta me Zvicrën pas 2 fitoreve ndërsa Kosova ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë në po kaq ndeshje.