RTSH Sport Live

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet e Euro 2024

  • 09/06/2023
  • |
  • Rajoni
Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet e Euro 2024
Seanca e parë stërvitore u zhvillua me shtatë futbollistë, takimi i parë luhet kundër Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024,  kundër Rumanisë, më 16 qershor, në Prishtinë dhe kundër Bjellorusisë, më tri ditë më pas, në Budapest. Këto dy përballje vlerësohen të rëndësishme për ecurinë e Dardanëve, andaj edhe fokusi i stafit teknik, por edhe i futbollistëve është për t’i përgatitur lojtarët sa më mirë.

Në seancën e parë stërvitore morën pjesë shtatë futbollistë: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji. Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të mbërrijë në ditët në vijim.

Nëse Rumania ka një histori më të suksesshme se Kosova, përfaqësuesja drejtuar nga Alain Giresse gëzon reputacion më të madh momentalisht për shkak të emrave me peshë që ka në përbërje. Rumania, si rrallëherë nuk ka në përbërje asnjë lojtar që aktivizohet në një nga 5 ligat kryesore të kontinentit, por në krahun tjetër Kosova përfaqësohet nga Rrahmani kampion i Italisë, Muriqi në La Liga, Edon Zhegrova në Ligue 1, apo Elbasan Rashani por në Francë me fanellën e Clermont.