RTSH Sport Live

Kosovë-Izrael, policia tregon masat që do të merren

  • 11/11/2023
  • |
  • Evente Sportive
Kosovë-Izrael, policia tregon masat që do të merren

Policia e Kosovës ka publikuar një komunikatë ku ka treguar se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të gjithë akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes kualifikuese të “Euro 2024” mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izrealit.

Nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të luhet takimi, i cili pritet me mjaft interes pasi ka shumë rëndësi si rrezultati në fushë ashtu edhe administrimi i një transferte mjaft delikate për shtetasit izraelit.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se do të jetë në fokus: “Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private. Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të kalimit pa vonesa të pjesëmarrësve, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit. Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve. Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, ku do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së sendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj”.