RTSH Sport Live

Krenaj Shoraj rikthehet në pedanë

  • 13/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Krenaj Shoraj rikthehet në pedanë
Lë pas dëmtimin dhe kërkon normën e kualifikimit për në “Paris 2024”

Krenar Shoraj është një tjetër kandidat potencial jo vetëm për të marrë medalje në Kampionati Europian të Peshëngritjes në Jerevan, por dhe për të arritur normën e kualifikimit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vjen pas një dëmtimi të gjatë, teksa për mikrofonin e RTSH Sport tregon dhe formën e tij aktuale.

“Siç e dini vjet pësova një dëmtim dhe mu desh që t’i nënshtrohesha edhe një ndërhyrjeje. Sivjet ka nisur të stërvitem intensivisht dhe kjo garë për mua është një test të shikoj ku jam”, komentoi Shoraj.

Për Shorajn është shumë e vlefshme dhe stërvitja me trajnerin polak Zygmund Smalcerz. “Eksperienca e tij është e madhe prandaj them se ky faktor është një plus i madh për ne. Mosha e tij ka bërë që ai të punojë më shumë sportistë dhe të përballet me shumë situata dhe për këtë arsye mendoj se na ndihmon shumë”, tha Krenar Shoraj.

Në fund, Shoraj është i bindur se do të jetë në Paris, edhe sepse edhe në Tokio e pati arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike. Gj.V.