RTSH Sport Live

Krijohet enti për mbikëqyrjen e RFEF, Del Boske zgjidhet në krye

  • 30/04/2024
  • |
  • Spanjë
Krijohet enti për mbikëqyrjen e RFEF, Del Boske zgjidhet në krye

Në Spanjë është krijuar Komisioni i Mbikëqyrjes, Normalizimit dhe Përfaqësimit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, i cili do jetë aktiv deri në përfundim të Lojrave Olimpike dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Kreu i këtij organizmi do të jetë një individ, i cili ka konsesus të plotë në botën e futbollit iberik. Bëhet fjalë për Vinsente Del Bosken.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Edukimit, Formimit Profesional dhe Sportit, Pilar Alegría.