RTSH Sport Live

Kroos largohet me rekord, 151 ndeshje në Champions

  • 01/06/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Kroos largohet me rekord, 151 ndeshje në Champions
Mesfushori i madrilenëve do të barazojnë rekordin e Thomas Muller

Finalja e Champions League do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e  Real Madridit dhe klubet në përgjithësi për Toni Kroos. Mesfushori gjerman, i cili tashmë ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli pas Kampionatit Evropian 2024, hyn në historinë e kompeticionit.

Siç nënvizon Opta, në fakt, Kroos sot do të arrijë në 151 ndeshje të luajtura në Champions League. Në këtë mënyrë, madrileni do të barazojnë rekordin e Thomas Muller, duke u bërë lojtari gjerman me më shumë paraqitje ndonjëherë në kompeticionin më të lartë kontinental.