RTSH Sport Live

Kros dhe rinovimi me Realin: Nuk kam vendosur asgjë

  • 12/02/2024
  • |
  • Spanjë
Kros dhe rinovimi me Realin: Nuk kam vendosur asgjë
“Kujdesem shumë për trupin tim, mund të luaj çdo tri ditë pa ndodhur asgjë. Gjërat po funksionojnë”

“A ka folur klubi për një rinovim? Unë them gjithmonë të vërtetën dhe nuk e di. Jam duke menduar se çfarë të bëj por nuk kam vendosur asgjë. Jam i kënaqur me faktin që shumë njerëz duan që unë luaj edhe një vit, kjo është pozitive por nuk kam marrë një vendim”.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e tha këtë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve si udhëtues ndaj Leipzig-ut në lidhje me të ardhmen e tij. Çelësi për të vazhduar është, "të kesh të njëjtën dëshirë për të fituar si dhjetë vjet më parë, përndryshe nuk mund ta bësh - vazhdoi gjermani - kujdesem shumë për trupin tim, mund të luaj çdo tri ditë pa ndodhur asgjë. Gjërat po funksionojnë”.