Kompania KTM është duke falimentuar, sepse pas kontrollit të fundit financiar, rezulton një borxh i pashlyer prej 3 miliardë eurosh. Nëse kompania austriake nuk arrin të gjejë investitorë të rinj, deri në janar 2025, kur edhe është kështi i ardhshëm i shlyerjes sës kredisë, atëherë KTM do të deklarojë mospjesëmarrjen në MotoGP. Pilotë të tillë si Acosta, Bastianini, Binder dhe Vinjales e kanë të ardhmen të pasigurtë.
Kriza financiare e KTM ka shqetësuar MotoGP dhe kampionatin botëror të këtij sporti. Ky është konkluzioni pas përfundimit të kontrollit financiar, të kompanisë që doli me vetëadministrim. Duke rezultuar një borxh prej rreth 3 miliardë eurosh, gjë që e çon kompaninë drejt falimentit. E ardhmja nuk është aspak rozë për gjigantin austriak të motorëve edhe për pjesëmarrjen në botërorin e Motop Gp, për periudhën dyvjeçare 2025-2026.
Situata e kompanisë me bazë në Mattinghofen është dramatike me pagat për 3623 punonjës të garantuar vetëm deri në dhjetor dhe, në skenarin më të mirë, të paktën 300 pushime nga puna të planifikuara tashmë. Kompania është në kërkim të investitorëve të rinj, të gatshëm të injektojnë likuiditet në arkat e KTM, dhe të paguajnë të paktën një pjesë të parave që u detyrohet rreth 2500 kreditorëve, për të shmangur falimentin.
Dorna po interesohet për situatën duke pasur parasysh rëndësinë e ekipeve dhe për pilotët e përfshirë Pedro Acosta, Brad Binder, Enea Bastianini dhe Maverick Vinales.
Komapnia garanton se do të qëndrojë në ekuilibër financiar të paktën deri më 24 janarin e ardhshëm, d.m.th. dy javë përpara testeve të Sepangut dhe tre javë përpara testit të parë të vërtetë kolektiv të MotoGP në Buriram në Tajlandë më 12 dhe 13 shkurt, atëherë kur është edhe takimi i radhës me kreditorët.