RTSH Sport Live

Kualifikueset e Botërorit! Sot, ora 18:00, Qipro- Shqipëri në RTSH 3

  • 18/02/2021
  • |
  • Basketboll
Kualifikueset e Botërorit! Sot, ora 18:00,  Qipro- Shqipëri në RTSH 3
Ekipi kombëtar i meshkujve në basketboll, të vetmen fitore arritur në vitet e fundit, e ka pikërisht me qipriotët në shkurt të vitit 2020

Shqipëria e basketbollit të meshkujve luan sot përballjen e parë të vitit 2021. Të besuarit e teknikut Afrim Bilali kanë udhëtuar drejt Qipros, ku sot në orën 18.00 luajnë në Nikosia ndaj vendasve. Ekipi ynë kombëtar në fakt ka disa ditë që është grumbulluar dhe stërvitej në ambjentet e klubit “Goga Basket” dhe optimizmi për një rezultat pozitiv është i madh.

Ekipit i janë bashkuar në Qipro edhe tre lojtarët cilësorë, që aktivizohen në kampionatin Italian: Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini. Kujtojmë që Qipro është i vetmi ekip që Shqipëria ka fituar në ndeshjet e luajtura në grupin e saj pre/kualifikues. Në datën 20 shkurt, Shqipëria do të ketë një tjetër përballje në Bjallorusi.

Si çdo ndeshje e ekipit kombëtar të basketbollit, edhe sot sfida do të përcillet nëpërmjet platformës digjitale të transmetuesit publik, duke filluar nga ora 18.00 në kanalin RTSH 3.