Skuadra e Kukësit, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega po zhvillon fazën përgatitore në Turqi. Gjatë ditës së sotme skuadra verilindore ka zhvilluar dhe miqësoren e dytë në tokën turke, në një program me tri të tilla, duke barazuar 0-0 me skuadrën nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Miqësorja u zhvillua në kompleksin e Fenerbahce.
Njoftimi i klubit:
FT/ FK KUKËSI 0-0 ETTIFAQ FC
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e dytë në Turqi, aty ku skuadra jonë u përball me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi ynë ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.
Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht.
Formacioni:
TAFAS, HAXHIU, ILIESKI, TOSIČ, NDRECA, KOTE, GJ. TAIPI, MORAES, BAŠA, HASAJ, DACI
U aktivizuan: COLLARI, BYTYCI, XHEKA, ZIVKOVIC, PEPOSHI, BERISHA, EBERT, DOMI, LEYTON