Kukësi me trajner të ri. Verilindorët, pasi kanë njoftuar largimin e Rrahman Hallaçit nga posti i trajnerit, nuk kanë vonuar shumë për të gjetur një zëvendësues. Bëhet fjalë për Stavri Nicën, i cili është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës. E nisi sezonin në pankinën e skuadrës së Laçit, por u largua pas javës së parë, pas atij barazimi 3-3 me Erzenin.
Njoftimi i klubit:
Mirësevjen Stavri Nica!
Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica!
Trajneri do fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City!
I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë!