RTSH Sport Live

Kumbulla, agjenti sqaron të ardhmen: Pas Sasuolos rikthehet në Romë

  • 02/05/2024
  • |
  • Itali
Kumbulla, agjenti sqaron të ardhmen: Pas Sasuolos rikthehet në Romë
Mbrojtësi kuqezia, i lindur në vitin 2000, ka kontratë deri në vitin 2027 me klubin verdhekuq.

"Kam lexuar në faqe të ndryshme një intervistë të dhënë nga Lucas Carminata në lidhje me situatën e Marash Kumbullës. Ai u raportua si ndërmjetës apo agjent i lojtarit, por as unë dhe as lojtari nuk e dimë se kush është”.

Agjenti i mbrojtësit kuqezi, Gianni Vitali, përmes Corriere dello Sport sqaron pozicionin e klientit të tij, në pronësi të Romës dhe tashmë i huazuar te Sassuolo: “Marash tani po luan për sigurinë e Sassuolo-s, pastaj do të kthehet në Romë, pasi të ketë luajtur Europianin me Shqipërinë”, shton Vitali. Kumbulla, i lindur në vitin 2000, ka kontratë deri në vitin 2027 me klubin verdhekuq.