Neymar ka marrë pjesë në Serinë Botërore të Pokerit 2024. Lojtari brazilian, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë në Kupën e Amerikës 2024 me Brazilin e tij, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për të luajtur në një tjetër kompeticion.
Sulmuesi është një nga ata futbollistë që janë të apasionuar pas pokerit sportiv dhe vendosi të fluturojë në Las Vegas për të marrë pjesë në turneun WSOP (Turi botëror i pokerit).
Neymar mori pjesë në evenimentin numër 68, '2500$ No-Limit Hold'em', në Las Vegas.