RTSH Sport Live

Kupa e Botës 2030, besim për kandidaturën Spanjë-Portugali-Marok

  • 18/09/2023
  • |
  • Futboll Bota
Kupa e Botës 2030, besim për kandidaturën Spanjë-Portugali-Marok
Një kandidaturë tjetër mund të jetë dhe Argjentinë-Uruguai-Kili-Paraguaj

“Jemi të sigurt se nuk do të ketë propozim më të mirë se i yni për organizimin e Kupës së Botës 2030”. Me shumë besim është shprehur presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes pas një takimi me kolegët e tij nga Spanja dhe Portugalia në kuadër të aplikimit të përbashkët për eventin. Nga fjalët e homologëve të tij, Pedro Rocha - president i përkohshëm pas rrëzimit të Luis Rubiales - dhe Fouzi Lekjaa, u shfaq një entuziazëm i njëjtë për projektin mbi të cilin ata punojnë prej vitesh me vlerën e shtuar të pranisë mes kandidatëve të një vendi nga Afrika.

“Ne ecim dorë për dore drejt një qëllimi që na lëviz dhe na emocionon”, tha Rocha, ndërsa foli për një mundësi historike, “një nder që duhet ndjekur duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm”. Vendimi për vendin ku do luhet Kupa e Botës 2030 do të merret nga FIFA në shtator 2024. Përveç atij të vendeve iberike dhe Marokut, e vetmja kandidaturë tjetër për momentin mund të paraqitet nga Argjentinë-Uruguai-Kili-Paraguaj, ndërsa Arabia Saudite ka vendosur të tërhiqet.